Panairi “Work and Study” – Interes i lartë i të rinjve në Shkodër për arsimin dhe punësimin

panairi work e study

Në edicionin e radhës të panairit “Work and Study” që u zhvillua në Shkodër, rreth 30 institucione të arsimit të lartë publik dhe privat, si dhe sipërmarrje të ndryshme, prezantuan ofertat e tyre për të rinjtë.

Aktiviteti u organizua nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve.

Organizatorët theksuan se interesi i të rinjve  për t’u njohur me programet e studimit dhe perspektivat e karrierës është gjithnjë në rritje.

Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës dhe Zyra Rajonale e Punësimit janë  pjesëmarrës të përhershëm në këtë event, duke prezantuar mundësitë akademike dhe profesionale që ofrojnë.Maturantët nga shkollat e ndryshme të Shkodrës frekuentuan masivisht  panairin, duke shprehur interes për informacionin mbi programet universitare dhe tregun e punës.Panairi  “Work and Study” shihet si një urë lidhëse mes arsimit dhe punësimit, duke ndihmuar të rinjtë të informohen dhe  të marrin vendime për të ardhmen e tyre.