Pallati i sportit kthehet në arenë cirku – Iluzionistët nga Dibra e Madhe argëtuan publikun shkodran me performancat

pallati i sportit cirk

Pallati i Sportit “Qazim Dervishi” u shndërrua në arenën e fëmijëve,  të cilët e pushtuan atë në shfaqjen e cirkut “Fantastic Show”.

 Iluzionistët nga Dibra e Madhe argëtuan publikun me numrat e performuar prej tyre.

Drejtuesi i trupës “Magic Show”, Bekim Mame thekson se shfaqje të tilla kanë ndikimin e tyre pozitiv, veçanërisht tek fëmijët.

Pas Shkodrës, rrugëtimi i iluzionistëve nga Dibra e Madhe do të vijojë edhe në qytete të tjera të vendit.