Pako ushqimore për të moshuarit e vetmuar – Myftinia Shkodër akt bamirësie në prag të Muajit të Ramazanit

Myftinia Shkodër ka vijuar edhe këtë të enjte shpërndarjen e pakove ushqimore në prag të atmosferës së Muajit të Ramazanit.
Përfaqësues të kësaj Myftinie ishin në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër ku organizuan dhurimin e 30 pakove me ndihma ushqimore bazë dhe thasë me miell për nevojat e tyre.
Nga ana tjetër, Drejtori i Shtëpisë së të Moshuarve Shkodër, Fatjon Hoxha shprehu falënderimet e përzemërta për këtë kontribut të Myftinisë Shkodër .
Krahas këtyre pakove, Myftinia do të shpërndajë edhe pako të tjera për fëmijët jetimë edhe për persona me aftësi të kufizuar.