Pajisje të reja për Qendrat Shëndetësore – Donacioni ka si qëllim përmirësimin e kujdesit shëndetësor ndaj qytetarëve

aparaturat e reja

Përmes bashkëpunimit të Bashkisë Shkodër me Institutin “Jeta e Re” dhe Fondacionin “Shpresë për Botën,” disa nga qendrat shëndetësore në njësitë  administrative janë pajisur me materialet mjeksore të nevojshme.

Dhurimi i këtyre materialeve  ka si qëllim përmirësimin e  kujdesit shëndetësor për të gjithë banorët.

Krahas Qendrave Shëndetësore në njësi administrative, shpërndarja e mjeteve mjeksore  është bërë edhe në Spitalin Rajonal të Shkodrës,   konkretisht në pavjonin e  Obstetrikë- Gjinekologji.

Me këto mjete të reja mjekësore  synohet  përmirësimi i  kujdesit ndaj shëndetit të nënave dhe fëmijëve.