Osmani në SHBA: Kosova krah jush në përputhje me vizionin e Trump
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në vizitën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me zv.Sekretarin e Shtetit Christopher Landau.
Në bisedën e zhvilluar mes dyshes, Osmani ka deklaruar se Kosova qëndron krah për krah me SHBA-të për të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me vizionin e Presidentit Donald Trump.
“Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë dhe diskutimin e hapur në Ëashington D.C., Zv. Sekretar i Shtetit, Christopher Landau! Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me vizionin e fortë të Presidentit Trump. Më shumë siguri. Më shumë zhvillim. Më shumë mundësi për qytetarët tanë dhe bizneset tona”, shkroi në rrjetin social Facebook Osmani.
