Osmani: Kur Amerika udhëheq, paqja është gjithmonë më e sigurt

Osmani, të enjten

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten mori pjesë në punimet e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ku edhe u nënshkrua themelimi i Bordit të Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti Donald Trump.

Në një postim në Facebook, Osmani shkruan se anëtarësimi në organizata ndërkombëtare të paqes e që udhëhiqen nga aleati strategjik i Kosovës, “fuqizon sovranitetin tonë, pozicionin tonë ndërkombëtar, si dhe është në interesin më të lartë të Republikës së Kosovës”.

Prandaj, kjo marrëveshje historike do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për ratifikim, në përputhje me kushtetutën e Kosovës, për të marrë miratimin final të përfaqësuesve të popullit. Faleminderit Presidentit Trump për lidershipin e tij dhe për ftesën që ta përfaqësoj Republikën e Kosovës në këtë moment historik. Kosova do të jetë në shërbim te paqes, sot e përherë”, shkroi Osmani.

616164843 1426463205504881 4360219187695020227 n
619318983 1426463328838202 5977430911246076180 n
617057087 1426463232171545 8504314363911169583 n
image 49