Orteqet bllokojnë aksin Bogë–Theth, po punohet për zhbllokimin e rrugës
Gjatë natës, në aksin Bogë–Theth ka pasur reshje bore, të cilat kanë sjellë aktivizimin e ortekëve në zonën e Qafë Thores, duke bllokuar segmentin e tuneleve.
Aktualisht, mjetet e borëpastrimit ndodhen në Qafë Thore dhe po punojnë për zhbllokimin e segmentit rrugor dhe pastrimin e borës së grumbulluar nga ortekët. Si pasojë e reshjeve, qarkullimi i mjeteve është ndërprerë përkohësisht.
Reshjet kanë ulur intensitetin dhe po punohet me disa mjete njëkohësisht, me qëllim pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit sa më shpejt të jetë e mundur.
