Orkestra Simfonike RTSH – Vjen koncerti i parë për vitin 2026 me kryevepra botërore nën dirigjimin e Girdi Krajes dhe  Elvin Hoxha solist

orkestra15

Orkestra Simfonike e RTSH-së sjell koncertin e parë për vitin 2026, një mbrëmje muzikore me kryevepra të repertorit botëror.

Koncerti vjen nën dirigjimin e Maestro Girdi Krajes Solist i mbrëmjes është violinisti Elvin Hoxha, fitues i çmimeve të shumta prestigjioze ndërkombëtare, i vlerësuar si një nga violinistët më të spikatur të brezit të tij.

“Ky është koncerti hapës për 2026 dhe përmban uverturën nga Beethoven dhe përfundojmë me koncertin për violinë nga Elvin Hoxha që është dhe një ndër koncertet më voluminoze”, u shpreh Kraja.                 

Programi i koncertit përfshin vepra të disa prej kompozitorëve më të shquar të muzikës klasike dhe do të interpretohet mbrëmjen e 16 janarit, ora 19:00, në Sallën e Universitetit të Arteve.