Orkestra Simfonike e RTSH – Një mbrëmje e veçantë muzikore me krijimtarinë e kompozitorit Fatos Qerimaj
Një mbrëmje e veçantë me krijimtarinë muzikore të kompozitorit Fatos Qerimaj do të sjellë koncerti i Orkestrës Simfonike të RTSH. Tradita dhe fryma bashkëkohore do të takohen në skenë për të sjellë një udhëtim shpirtëror përmes muzikës simfonike.
Në këtë koncert, kompozitori Fatos Qerimaj do sjellë një premiere absolute të titulluar Ekzil Simfoni por dhe vepra të tjera të repertorit të tij.
“Kam një repertor të cilën e kam përzgjedhur midis muzikës klasike tradicionale dhe muzikës tonë bashkëkohore. E them këtë sepse muzika simfonike do të jetë premier absolute në këtë koncert që quhet Ekzil”, u shpreh kompozitori Qerimaj.
Koncerti do vij mbrëmjen e 30 janarit ora 19:00 në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit.
