Orkestra simfonike e RTSH, nis stina koncertore 2024 me kompozitorë shqiptarë e të huaj

dirigjenti Gridi Kraja

dirigjenti Gridi Kraja

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar çel stinën koncertore për vitin 2024 me një koncert të veçantë, që do të mbahet sonte në mbrëmje në Qendrën Kulturore Katedralja Ortodokse.

Programi do të jetë i larmishëm: dy vepra oboe nga kompozitori shqiptar Josif Minga dhe kompozitori virtuoz austriak Johan Nepomuk Humel, si edhe “Simfonia nr. 7 në La Maxhor” nga Ludvig van Bethoven. 

Kemi një program fantastik, kemi një vepër shqiptare nga kompozitori Josif Minga dhe “Simfonia nr 7 në La Maxhor” nga Beethoven është një program simpatik që sigurisht ka ngarkesat dhe kënaqësitë e veta”, tha dirigjenti Gridi Kraja.

Fabien Tuand (o. Thouand) do të jetë solisti Francës, i cili do të luajë në oboe dhe vjen për herë të parë në Shqipëri.

Publiku do të shijojë surprizat e koncertit sonte në mbrëmje në orën 19:00.