Opozita proteston në kryeqytet, sot bllokohen qarkullimi në disa akse

Opozita proteston në kryeqytet

Opozita ka paralajmëruar sot mbajtjen e një tjetër proteste në kuadër të mosbindjes civile.

Ashtu siç është bërë e ditur nga Partia Demokratike, protesta do të synojë bllokimin e qarkullimit në disa akse rrugore në hyrje të Tiranës.

Sipas informacionit të organizatorëve, bllokimet do të tentohen në zonën e Unazës së Vogël, rrethrrotullimit të Zogut të Zi, në zonën e njohur si Pallati me Shigjeta, sheshin Uillson dhe urën pranë Xhamisë në Rrugën e Elbasanit.

Për herë të parë në aksionin e mosbindjes civile, do të marrë pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, pasi në protestat e mëparshme ai ka qenë i detyruar të qëndrojë në banesë pas masës së arrestit shtëpiak që gjykata kishte vendosur ndaj tij.