Operacioni “Siguria Detare”/ Intensifikohen kontrollet nga Ksamili në Velipojë, kontrolle 452 mjeteve lundruese, 33 u bllokuan

Siguria Detare

Në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë zhvilluar kontrolle intensive nga Ksamili në Velipojë dhe në zonat liqenore/lumore. 

Gjatë javës janë verifikuar 452 mjete lundruese, nga të cilat 33 janë bllokuar për shkelje si lundrim jashtë zonave të lejuara, mungesë dokumentacioni dhe rrezik për pushuesit.

Policia bënë me dije se janë bllokuar konkretisht 19 jet ski, 8 skafe, 3 gomone dhe 3 varka metalike me motor uji. 

8 mjete u kapën duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, për çka drejtuesit janë gjobitur me nga 100,000 lekë. 

Në 4 raste, policia ndërhyri për të shpëtuar 9 qytetarë në rrezik nga dallgët apo defektet teknike. 

Policia apelon për respektim rigoroz të rregullave të sigurisë dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në 112.