OKB: Trafikimi global i qenieve njerëzore u rrit ndjeshëm gjatë dhe pas rënies së pandemisë

b411d48134d64d3996d1dcd0858fa0b7

Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur përmes një raporti se trafikimi i qenieve njerëzore është rritur ndjeshëm për shkak të konflikteve, fatkeqësive të shkaktuara nga klima dhe krizave globale.

Sipas raportit të OKB-së për vitin 2022, viti i fundit për të cilin të dhënat janë gjerësisht të disponueshme, numri i viktimave të njohura në mbarë botën u rrit në 25% mbi nivelet para pandemisë të vitit 2019.

“Kriminelët po trafikojnë gjithnjë e më shumë njerëz në punë të detyruar, duke përfshirë edhe për t’i detyruar ata të kryejnë mashtrime të sofistikuara në internet dhe mashtrime kibernetike, ndërsa gratë dhe vajzat përballen me rrezikun e shfrytëzimit seksual dhe dhunës me bazë gjinore” thuhet në raportin Global të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin mbi Trafikimin e Njerëzve, duke shtuar se krimi i organizuar është kryesisht përgjegjës.

Fëmijët përbëjnë 38% të viktimave të zbuluara, krahasuar me 35% për shifrat për vitin 2020, që përbënin bazën e raportit të mëparshëm.