Komisioneri i përgjithshëm i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), Philippe Lazzarini tha se mbi 600 mijë fëmijë kanë përjetuar traumë dhe janë privuar nga e drejta e tyre për arsim në Rripin e Gazës, ku sulmet izraelite kanë vazhduar që nga 7 tetori.
Në deklaratën në llogarinë e tij në median sociale, Lazzarini tha se “Fëmijët vazhdojnë arsimin në shkollat e UNRWA-së, përveç Gazës”.
“Në Gaza janë mbi 600 mijë fëmijë të cilët janë të traumatizuar rëndë, të privuar nga arsimi dhe që jetojnë mes rrënojave”, deklaroi Lazzarini i cili shtoi se “Gjysma e tyre mësonin në shkollat e UNRWA-së”.
“Sa më gjatë që fëmijët qëndrojnë larg shkollës, aq më e madhe është humbja e brezit”, tha Lazzarini i cili potencoi rëndësinë e arsimimit për fëmijët.
Ai tha se më shumë se 70 për qind e shkollave të UNRWA-së në Gaza janë shkatërruar ose dëmtuar. Lazzarini vuri në dukje se shkollat janë bërë strehimore për qindra mijëra familje të zhvendosura palestineze.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023 e deri më tani janë vrarë 40.786 palestinezë, përfshirë të paktën 16.673 fëmijë dhe 11.269 gra ndërsa janë plagosur 94.224 të tjerë.
Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke u shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku strehohet popullata.
Sipas ATSH
Rikthehen punimet e Kuvendit të Shqipërisë pas ndërprerjes për gati 7 javë për shkak të…
Dhjetë ditë para finales së Mynihut, është koha që Simone Inzaghi të shikojë etapat që…
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet…
Tottenhami dhe Manchester United do të përballen sot në mbrëmje në orën 21:00 në stadiumin…
21 maji shënonn Ditën Botërore të Diversitetit Kulturor. Në Shkodër mendohet se jetojnë rreth 3500…
Vermoshi është një ndër mrekullitë natyrore e klimaterike që Malësia E Madhe e ka në…
This website uses cookies.