Bota

OKB: Jeta në Gazë do jetë e pamundur pa ndihmën e UNRWA-s

Joe English, zyrtari i agjencisë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijë në Kombet e Bashkuara ka deklaruar se sulmi vdekjeprurës ajror izraelit në Beit Lahiya është “realiteti i përditshëm për fëmijët dhe familjet në Gazë”.

Në sulmin izraelit u vranë më shumë se 90 persona, përfshirë 25 fëmijë pas goditjes së një ndërtese shumëkatëshe.

Joe English, specialist i komunikimit me UNICEF-in tha se mjekët dhe kolegët në Gazën veriore e kanë përshkruar kushte “afërsisht apokaliptike” nën një rrethim ushtarak izraelit gati njëmujor.

Çdo herë, ne mendojmë se nuk mund të përkeqësohet, dhe çdo ditë, situata po përkeqësohet për fëmijët dhe familjet,” tha English për CNN, duke shtuar se njerëzit në Gazën veriore kanë nevojë urgjente për qasje në ndihma për shpëtimin e jetës.

English tha se ndalimi nga ana e Izraelit për Agjencinë e Ndihmës së Kombeve të Bashkuara për Palestinezët (UNRWA) për të vepruar në Gazë do ta bëjë situatën më të rëndë.

Nuk ka asnjë organizatë tjetër në terren që është në gjendje të arrijë fëmijët dhe familjet në nevojë, të aftë për ta menaxhuar spitalin dhe qendrat shëndetësore, të aftë për të menaxhuar shkollat. Jeta në Gazë është mjaft e vështirë, por do të bëhet pothuajse e pamundur nëse parandalohet puna e UNRWA-s”, u shpreh English.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Ka përfunduar numërimi i votave nga Greqia për 6 qarqe, vijon procesi për të tjerat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të sotëm…

14 hours ago

Nga 1 qershori, hyn në fuqi marrëveshja për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka njoftuar zyrtarisht…

15 hours ago

Presidenti Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV! Kreu i Shtetit takohet me Atin e Shenjtë! Zbardhen diskutimet

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryesoi delegacionin shqiptar që mori pjesë në Vatikan në ceremoninë…

15 hours ago

Dekada pa investime – Në fshatin Kuç shqetësim infrastruktura rrugore dhe rrjeti elektrik

Amortizimi i rrjetit elektrik në fshatin fshatin Kuç të njësisë administrative Guri i Zi në…

15 hours ago

Ura  Mesit, atraksion për turistët – Të huajt vlerësojnë historinë dhe arkitekturën

Ura e Mesit, monumenti i kulturës me vlera të mëdha historike, vijon të tërheqë turistë…

15 hours ago

Banda muzikore në Festivalin Ndërkombëtar / Artistët PAK nga Shkodra do të përfaqësojnë Shqipërinë në Norvegji

Shkodra do të përfaqësojë sërish Shqipërinë në një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare për…

15 hours ago