Categories: BotaLajme

OBSH kërkon armëpushim të menjëhershëm, ndërsa ushtria izarelite njofton se trupat e saj ndodhen brenda Gazës

Agjencitë ndërkombëtare shëndetësore kanë humbur komunikimin me ekipet e tyre në Gazë. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se është shqetësuar për sigurinë e punonjësve të saj në terren pasi situata është shumë e vështirë. Ajo bëri thirrje për një armëpushim humanitar dhe lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë civilëve që mbahen peng në Gaza. 

Ushtria izraelite thotë se trupat kanë  hyrë brenda Gazës pasi më herët njoftoi se po zgjeron operacionin e saj tokësor ndaj Hamasit ndërsa bombardimet kanë shkaktuar ndërprerje të linjave të komunikimit dhe shërbimeve të internetit. 

Presidenti i Turqisë Erdogan i bëri thirrje Izraelit që të ndalë menjëherë bombardimet në Gazë të cilat ai i ka quajtuar çmenduri, pasi sipas tij kanë shënjestruar gra, fëmijë dhe civilë të pafajshëm. 

Ndërsa Presidenti i Egjiptit Al-Sisi paralajmëroi se rajoni mund të kthehet në një  minë me sahat që do t’i prekë të gjithë  nëse zgjerohet konflikti në Gaza. 

Edhe Rusia thotë se bombardimet e Izraelit në Gaza janë kundër ligjit ndërkombëtar. 

Ndërkohë familjet e pengjeve izraelite kritikuan kabinetin izraelit dhe shprehën frikë se pushtimi tokësor i ushtrisë do të rrezikojë më shumë jetën e familjarëve të tyre. 

Më herët Izraeli refuzoi thirrjen për armëpushim të miratuar mbrëmjen e së premtes nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Izraeli është zotuar se do të zhdukë Hamasin, që kreu sulme në jug të këtij vendi më 7 tetor. 

Deri më tani, si pasojë e dhunës mbi 7300 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës dhe mbi 1400 izraelitë kanë humbur jetën.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ishte vjedhur nga varri i tij, gjendet pas 30 vitesh busti i këngëtarit Jim Morrison

Është gjendur rastësisht busti i Jim Morrison , i cili u vodh në vitin 1988…

1 hour ago

Ka përfunduar numërimi i votave nga Greqia për 6 qarqe, vijon procesi për të tjerat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të sotëm…

2 days ago

Nga 1 qershori, hyn në fuqi marrëveshja për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka njoftuar zyrtarisht…

2 days ago

Presidenti Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV! Kreu i Shtetit takohet me Atin e Shenjtë! Zbardhen diskutimet

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryesoi delegacionin shqiptar që mori pjesë në Vatikan në ceremoninë…

2 days ago

Dekada pa investime – Në fshatin Kuç shqetësim infrastruktura rrugore dhe rrjeti elektrik

Amortizimi i rrjetit elektrik në fshatin fshatin Kuç të njësisë administrative Guri i Zi në…

2 days ago

Ura  Mesit, atraksion për turistët – Të huajt vlerësojnë historinë dhe arkitekturën

Ura e Mesit, monumenti i kulturës me vlera të mëdha historike, vijon të tërheqë turistë…

2 days ago