Categories: BotaLajme

O’Brajen: Veriu i Kosovës, rreziku kryesor për sigurinë në rajon

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Xhejms O’Brajen (James O’Brien), pyetur mbi situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, ka deklaruar se rreziqet kryesore janë veriu i Kosovës dhe kërcënimi i shkëputjes së një pjese të Bosnjë-Hercegovinës.

Teksa u ndal te situata në veriun e Kosovës, O’Brajen u shpreh se autoritetet janë në përpjekje për të zgjidhur rreziqet e dhunës, ndërsa shtoi se “kemi një shans për procese politike që do të adresojnë shkaqet e dhunës”.

Më tej, O’Brajen deklaroi se forcat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë dhe misioni i EUFOR-it në Bosnjë janë të gatshme që të parandalojnë bandat e vogla lokale që të shkaktojnë dhunë.

 “Rreziku primar është veriu i Kosovës dhe kërcënimi i shkëputjes së një pjese të Bosnje-Hercegovinës. Kfor-i si dhe Eufor-i në Bosnje-Hercegovinë janë aty për të parandaluar bandat e vogla vendore. Kemi bashkëpunim të mirë me serbët dhe me Kosovën. Autoritetet janë në përpjekje për të zgjidhur rreziqet e dhunës në veri dhe mendoj se kemi një shans për procese politike që do të adresojnë shkaqet e dhunës”, tha O’Brajen.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Deputetët i rikthehen jetës parlamentare, të enjten seancë plenare. Kuvendi i ri pritet të mblidhet më 9 shtator

Pas dy muajsh pushim për shkak të zgjedhjeve, Kuvendi i Shqipërisë do të fillojë përsëri…

13 hours ago

KQZ nis miratimin e tabelave përmbledhëse – Përfaqësuesi i opozitës shprehet kundër, i mazhorancës pro miratimit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi, ka miratuar në mbledhjen e sotme tabelën përmbledhëse për…

15 hours ago

Nis regjistrimi dhe hipotekimi i pronave – Malësia e Madhe i ndau pronat sipas “kufijve të vjetër”

Bashkia Malësi e Madhe ka nisur procesin e regjistrimit fillestar të pronave dhe hipotekimin e…

15 hours ago

Dialogu Prishtinë-Beograd, kryediplomatja evropiane viziton sot Kosovën

Pas vizitës në Beograd, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe…

15 hours ago

Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas – Ndërtime la leje dhe problem me inertet në fshatra

Në Shkodër vijojnë të jenë të larta denoncimet për ndërtime pa leje dhe problemet e…

15 hours ago

Vlerësimi i arritjeve të nxënësve – Kadija: Në Shkodër morën pjesë 1231 nxënës

1231 nxënës të klasave të 5-ta në Shkodër i janë nënshtruar testimit të vlerësimit të…

15 hours ago