Obot, kalimi me mjete të larta / Shërbimet publike vendosin sinjalistikën, ushtria në gadishmëri
Automjetet e ushtrisë dhe forcave të armatosura, prej 3 ditësh janë në gatishmëri duke ndihmuar banorët e zonës për çdo nevojë që kanë.
Edhe Ndërmarrja e Shërbimeve Publike në Bashkinë Shkodër u angazhua për vendosjen e sinjalistikës në rrugën kryesore të fshatit Obot.
Kjo me qëllim orientimin e drejtuesve të automjeteve veçanërisht gjatë natës.
Përveç rrugës kryesore, e cila ka një prezencë uji rreth 40 cm, në fshatin Obot nuk ka banesa me prezencë uji.
