Objektivat e 2026 për ZVA Shkodër / Kadija: Synojmë gjithëpërfshirje dhe rritje të laboratorëve SMART
Në javën e parë të rikthimit në shkolla pas pushimeve të dimrit, Zyra Vendore Arsimore ka bërë më dije se nisin një tjeter vit kalendarik me objektiva të rëndësishme.
Mësim cilësor, gjithpërfshirje dhe rritje të numrit të shkollave me laboratore smart janë disa prej objektivave të këtij viti.
Me këto qëllime, Zyra Vendore Arsimore Shkodër synon që viti i ri kalendarik të sjellë përmirësim të vazhdueshëm të cilësisë së arsimit në 44 institucionet arsimore ku ajo drejton, duke krijuar një mjedis më modern, gjithëpërfshirës dhe motivues për nxënësit dhe stafin pedagogjik.
