Numërimi në Malësi të Madhe / Drejtuesi politik i PS- së, Benet Beci, sheh nga afër ecurinë e procesit

beneti malesi

Bashkia Malësi e Madhe  është e vetmja ku Partia Socialiste mori një fitore të plotë në të gjithë territorin.

 PS doli forcë e parë me mbi 48% të votave, duke lënë pas me diferencë PD- ASHM dhe PSD.

Ndërkohë, në KZAZ 1 që është në territorin e kësaj bashkie, ka qenë sot i pranishëm Benet Beci, drejtues politik i PS- së për qarkun Shkodër, njëkohësisht kryetar i Bashkisë Shkodër.

I shoqëruar nga kryebashkiaku i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, Beci ka parë nga afër procesin e numërimit të votave preferenciale për kandidatët për deputetë.

 Ai ka bashkëbiseduar me kandidatët për deputetë të PS- së të pranishëm gjatë numërimit, i cili pritet të mbyllet gjatë kësaj të mërkure.

Teksa vijon numërimi për votën preferenciale të kandidatëve, në qarkun e Shkodrës është përcaktuar shpërndarja e mandateve ku PS ka siguruar 4, PD ka marrë 5 dhe PSD 2 mandate.

Për të përcaktuar shpërndarjen përfundimtare të mandateve, duhet pritur edhe numërimi i votave të diaspotës, ku deri tani për qarkun e Shkodrës janë numëruar 5000 nga 13.523 që kanë mbërritur në total në KQZ përmes postës.