NORMALIZOHET SITUATA E KUZ  / UKQ ndërhyn për zgjidhjen e problematikës në Koplik

kuz

kuz

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër, pas një ankese lidhur me ujërat e zeza në pedonalen e qytetit të Koplikut në Malësinë e Madhe si shkak i ndërtimit të një pallati të ri atje, ka ndërhyrë menjëherë.

 Drejtori teknik, inxhinier Lazër Pema, tregon se UKQ bëri të mundur në një kohë të shpejtë normalizimin e situatës duke sistemuar ujërat e zeza që dilnin në pedonalen kryesore dhe që u kthyen në një shqetësim për qytetarët.

Ndërkohë UKQ i bën thirrje të gjitha firmave të ndërtimit që të jenë të kujdesshëm në ndërtimin e objekteve të reja, si dhe të veprojnë sipas rregullave të sigurimit teknik deri në çdo detaj, në mënyrë që të mos përsëriten situata të tilla të ngjashme.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër falenderoi qytetarët për bashkëpunimin dhe siguron se UKQ do jetë në shërbim të qytetarëve për çdo shqetësim të mundshëm.