Njoftim për zhvillimin e fazës së dëgjimit të kandidatëve për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH

RTSH

Në zbatim të neneve 102, pika 3 dhe 104 të Ligjit nr. 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të Statutit të Radio Televizionit Shqiptar, si dhe të Rregullores për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, Këshilli Drejtues, me vendimin nr. 15, datë 18.04.2025, vendosi të kualifikojë për fazën e dëgjimit të platformës zhvilluese 12 kandidatë, që kanë paraqitur dokumentacionin e plotë dhe përmbushin kriteret e përcaktuara në thirrjen publike.

  1. Flamur Buçpapaj
  2. Kliton Rama
  3. Zoje Jakaj (Marashi)
  4. Jetmir Shpuza
  5. Laureta Roshi
  6. Ermal Hoxha
  7. Eni Vasili
  8. Harrila Koçi
  9. Engjëllush Musai
  10. Mimoza Haxhiaj
  11. Elton Metaj
  12. Enrik Mehmeti

Faza e dëgjimit do të zhvillohet në një seancë publike, ditën e mërkurë, më datë 23 prill 2025, duke filluar nga ora 11:00, në Sallën e Mbledhjeve, pranë ambienteve të Radio Televizionit Shqiptar, Rr. Ismail Qemali, Nr. 11, Tiranë.

Secili kandidat do të ketë në dispozicion:

  • 15 (pesëmbëdhjetë) minuta për paraqitjen e platformës;
  • 15 (pesëmbëdhjetë) minuta për pyetje dhe përgjigje me anëtarët e Këshillit Drejtues.

Pjesëmarrja e publikut dhe përfaqësuesve të medies në këtë proces është e mirëpritur, në respekt të parimit të transparencës dhe procesit të drejtë të përzgjedhjes.