“Njerëz dhe fate 2” në kinema Republika/Në Shkodër ishin të pranishëm një pjesë e kastit të aktorëve të filmit
Këto ditë në Kinema Republika po shfaqet filmi premierë “Njerëz dhe fate 2”. Të pranishëm në Shkodër ishin edhe një pjesë e kastit të aktorëve të filmit së bashku me regjisorët Dionis e Klajd Papadhimitri. Jetët e personazheve ndërthuren në beteja të vështira deri në limite, duke na treguar Shqipërinë me lidhjet mes botës së krimit, drejtësisë, medias, segmenteve të pushtetit dhe përpjekjet e përfaqësuesve idealistë dhe të përkushtuar të ligjit për të këputur këto lidhje dhe për të kthyer normalitetin në vend. Rolet e tyre luhen nga disa prej aktorëve më të njohur të kinematografisë shqiptare.Filmi pritet të ketë vazhdimësi. Këtë e konfirmon vetë regjisori.Filmi “Njerëz dhe fate 2” do të vijojë të shfaqet në Kinema “Republika” edhe në datat 30 nëntor dhe 1 dhjetor për spektatorët shkodranë.