Një vepër arti në ankand/ Galeria “Oda” synon të sensibilizojë masën për fëmijët…

Nje veper arti ne ankand Galeria Oda synon te sensibilizoje

Nje veper arti ne ankand Galeria Oda synon te sensibilizoje

Një vepër arti në ankand/
Galeria “Oda” synon të sensibilizojë masën për fëmijët jetimë

“Ngjyrat e shpirtit tim” ishte ekspozita që u çel rreth një javë më parë në galerinë “Oda” nga Eriola Tafaj, lindur në Shkodër por me origjinë nga Berati. Kjo ekspozitë po qëndron e hapur për publikun dhe njëra nga pikturat e ekspozuara në të është nxjerrë në ankand me vlerën fillestare 400 euro ku shuma e përftuar do të dhurohet për Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër.Më tej mikpritësja e kësaj galerie, Rozafa Shpuza bën thirrje në mënyrë të veçantë për institucionet që ta bëjnë pjesë të tyre këtë vepër arti.Galeria “Oda” ka në kalendarin e saj të aktiviteteve edhe ekspozita të tjera që do t’i shërbejnë kauzave të tilla.

Nje veper arti ne ankand Galeria Oda synon te sensibilizoje

Burimi