Një roman për gruan/“Lakimi” i autorit Durim Taçi është libri më i ri për lexuesit
Një burrë guxon të vërë në qendër të librit të tij një grua bashkë me gjithë problematikën që has në shoqëri. Kjo është tema që trajtohet në romanin më të ri për lexuesit “Lakimi”. Autori i saj është Durim Taçi, i vlerësuar me Çmimin Kombëtar të Letërsisë në vitin 2021.Përmes romanit “Lakimi”, autori kërkon të përcjellë mesazhin e forcës së gruas dhe dinjitetit të saj.Taçi e vlerëson pozitivisht edicionin e XXIV të Panairit të Librit në kryeqytet. Sipas tij, ka nxitur interesin e të rinjve ndaj librit.Biblioteka “Marin Barleti” ishte mjedisi ku u promovua ky roman në Shkodër. Autori Durim Taçi është edhe përkthyes i shumë titujve në gjuhën shqipe.