Një jetë e tërë si qëndistare – Artenca Kruja edhe pse 82 vjeç, vazhdon të punojë me pasion

Ishte vetëm 7 vjeçe kur, për herë të parë, me duart e saj qëndisi një shami.
Artenca Tufi Kruja na tregon se si u dashurua me këtë pasion plot motive dhe ngjyra.
Edhe pse moda ka ndryshuar, përsëri ka adhurues të punimeve të dorës.
Si turistë shqiptarë apo të huaj preferojnë një punim dore në garderobën e tyre, duke qenë se ka një vlerë të veçantë për ta.
Prej disa vitesh, Artenca prezantohet në aktivitete të ndryshme, ku bien në sy punimet e saj të veçanta dhe është vlerësuar disa herë me çmimin e parë.
Edhe pse sot 82 vjeçe, Artenca vazhdon të punojë me pasion duke ruajtuar me fanatizëm traditën e artizanatit shqiptar.

