Nisin regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta, tetë javë afat nga 7 korriku deri më 31 gusht

nisin regjistrimet

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, njoftoi sot hapjen zyrtare të regjistrimeve online për klasat e para dhe të dhjeta në portalin e-Albania.

Prindërit dhe nxënësit mund të kryejnë regjistrimin nga data 7 korrik deri më 31 gusht, duke eliminuar nevojën për paraqitje fizike në shkolla dhe duke garantuar një proces më efikas.

Këtë e pohoi edhe Besjona Dunga, specialiste kurrikule pranë Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar (ZVAP) në Kukës.

Data 7 korrik e vitit 2025 shënon datën e fillimit të regjistrimeve të nxënësve për klasën e parë dhe klasën e dhjetë. Ky regjistrim realizohet në portalin e-Albania nga prindi i fëmijës së këtyre klasave. Regjistrimi do të zgjatë nga data 7 korrik deri në 31 gusht, kështu që prindërit kanë kohë të mjaftueshme për ta realizuar këtë. Drejtori i AP-së, po ashtu edhe administratori i shkollës, janë gjatë gjithë kohës në shërbim të çdo prindi që dëshiron të regjistrojë fëmijën e tij,” tregon specialistja e kurrikulës.

Në qoftë se ky afat nuk do të jetë i mjaftueshëm, Ministria mund të publikojë një fazë të dytë për regjistrim ashtu siç ka ndodhur në vitet e tjera.

Kjo është në tagër të Ministrisë së Arsimit dhe të Agjencisë Kombëtare nëse do të shtyhen ose jo afatet, por është mirë që gjithçka të kryhet brenda afatit duke qenë se kemi të bëjmë me një muaj e pak ditë në dispozicion për të realizuar këtë regjistrim,” thotë znj. Dunga.

Përmes këtij shërbimi elektronik, qytetarët përfitojnë nga një proces i thjeshtuar, pa kosto shtesë dhe pa vonesa.