Categories: LajmeSocialeEkonomi

Nis zbatimi i ligjit për llogarinë e pagesave me shërbime bazike

Nga data 1 prill ka nisur zbatimin ligji për llogarinë e pagesave me shërbime bazike. Ai parashikon që të gjithë pensionistët, apo individët me ndihmë ekonomike do të hapin një llogari bankare me kosto zero.

Referuar këtij ligji, “çdo pensionist që dëshiron të transferojë pensionin në bankë apo çdo individ nga kategoritë në nevojë, ka të drejtë të hapë një llogari bazike bankare, e cila do të ketë zero kosto për mirëmbajtje”.

“Bankat do të ofrojnë të gjitha shërbimet me tarifë zero, pavarësisht nga numri i veprimeve të kryera në llogarinë e pagesave me shërbime bazike për këto kategori, por hapja e një llogarie bankare nuk është detyrim”, parashikohet në ligjin “Për llogarinë e pagesave me shërbime bazike”.

Ligji i ri për llogaritë bazike, përcaktohen kategoritë që përfitojnë shërbime me tarifa të reduktuara ose me tarifë zero si dhe opsioni i transferimit të llogarisë, nga llogari normale në llogari bankare bazike.

Ndërkohë më tarifë zero do të jenë edhe shërbimet si hapja dhe mbyllja e llogarive bankare, tërheqjet në ATM, debitimet direkte; transaksionet e pagesave përmes një karte, përfshirë pagesat on-line; transfertat e kreditit, përfshirë pagesat periodike, aty ku është e zbatueshme, në terminale dhe në sportelet e bankës dhe nëpërmjet platformave on-line.

Sipas ligjit, zgjerimi i mundësisë për aksesin në llogaritë e transaksioneve është një kusht i domosdoshëm për të arritur objektivin kryesor, duke synuar të arrijë një raport të zotërimit të llogarisë në nivelin 70%.

Ekspertët e BSH-së shprehen se, “kjo nismë është një hap më shumë drejt digjitalizimit dhe reduktimit të parave cash”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Mbi 2.100 vëzhgues në terren për të ndjekur procesin e votimit

Procesi zgjedhor i sivjetëm po shoqërohet nga një numër i konsiderueshëm vëzhguesish, të cilët luajnë një…

58 minutes ago

Shqipëria Zgjedh 2025, votuesit brenda dhe jashtë vendit vendosin sot për Parlamentin e ri

Me shpërndarjen e materialeve zgjedhore në më shumë se 5 mijë qendra votimi në të…

2 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, si mund të gjeni qendrën tuaj të votimit

Një ditë përpara se qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit, Radio Televizioni Shqiptar shpjegon për…

18 hours ago

KF Shkodra U- 15 kampione e Shqipërisë / Piraniqi dhe Vajushi: Ambiciozë edhe në Superiore

përgatitjen e talenteve që kanë furnizuar Vllazninë, Superioren, Kombëtaren, madje edhe kampionatin italian, klubi shkodran,…

18 hours ago

Shkodra në “Junior Eurovision” – Bashkia marrëveshje me RTSH: Kënga fituese e Festivalit të Këngës për Fëmijë në Eurosong

Kënga fituese në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong…

18 hours ago

181 mijë vota nga Diaspora – Për të votuar në zgjedhje, u regjistruan mbi 246 mijë bashkëkombas

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve këtë të shtunë kanë mbërritur rreth 8 mijë vota të…

18 hours ago