Lajme

Nis sot konferenca 3-ditore e Sigurisë në Mynih, në fokus sfidat dhe rendi global

Nga dita e sotme e deri më 16 shkurt do të mbahet në Mynih të Gjermanisë konferenca e 61-të e Sigurisë, në të cilën do të marrë pjesë kreu në detyrë i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

Në fokus të Konferencës së Sigurisë në Mynih (MSC) do të jenë sfidat kryesore të politikës së jashtme dhe sigurisë.

Konferenca do të hapet sot nga Presidenti i Gjermanisë, Federal Frank-Walter Steinmeier, i cili do i drejtohet udhëheqësve botërorë dhe anëtarëve të tjerë të aleancës ushtarake të NATO-s.

Programi i ditës së sotme do të ketë në fokus sfidat e sigurisë globale, si qeverisjen globale, rezistencën demokratike, sigurinë klimatike dhe tema të tjera.

Më 15 shkurt, debatet do të përqendrohen në gjendjen e rendit ndërkombëtar, konfliktet dhe krizat rajonale, si dhe të ardhmen e partneritetit transatlantik.

Konferenca do të përmbyllet ditën e diel (16 shkurt) me diskutime mbi rolin e Evropës në botë. Në përfundim të kësaj konference, Jens Stoltenberg do të pasojë Christoph Heusgen si kryetar i ri i MSC.

Kjo konferencë vjen në një moment kyç ndryshimesh, sikurse është administrata e re amerikane, një cikël i ri legjislativ evropian nis në Bruksel, dhe zgjedhjet parlamentare gjermane që mbahen vetëm një javë pas konferencës.

MSC 2025 do të shërbejë sërish si një treg idesh dhe do të krijojë hapësirë për sa më shumë debate të rëndësishme dhe me ndikim.

Blerti Delija

Recent Posts

Conte: Të qëndrojmë me këmbë në tokë, kam humbur dhe fituar tituj në javën e fundit

Napoli luan nesër në transfertë kundër Leçes një sfidë që mund të rezultojë vendimtare në…

1 day ago

Montohet oxhaku në Kapelën Sistine, “lajmëtari” i botës për zgjedhjen e Papës së ri

Konklava e vitit 2025 po afron dhe bashkë me të vëmendja e botës katolike është…

1 day ago

Mbreti i Jordanisë vizitë në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku…

1 day ago

Njoftim Zyrtar i Radio Televizionit Shqiptar

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) dëshiron të informojë publikun që sot po qarkullojnë online një seri…

1 day ago

“Program i prekshëm për zonat rurale”/- Kandidati Ted Kopliku dhe drejtuesi politik i PD-së, Luçiano Boçi,  takime në Rrenc

Nga fshati Rrenc i njësisë Administrative Gur i zi, kandidati i PD-së, Ted Kopliku,  kërkoi…

1 day ago

Beci pret familjen Alijahaj – Kryebashkiaku: Do bëjmë çdo përpjekje për të lehtësuar rrugën e kësaj familje

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, priti në zyrën e tij znj. Alijahaj, për t’u…

1 day ago