Categories: AktualitetLajme

Nis rigjenerimi i pyjeve, mbillen 1700 fidanë pishe e zezë në Parkun Natyror të Munellës

Pyjet e dëmtuara nga zjarret apo faktorë të tjere në Mirditë do të rigjenerohen.Problematikat janë indetifikuar dhe ndërhyrja për ripyllëzimin nisi nga Thirra pjesë e Parkut Natyror të Munelles.Në këtë zonë pyjore, të zhveshur nga bimësia, u mbollën 1700 fidanë pishë e zezë, ndërsa pjesë e aksionit u bënë Bashkia Mirditë, Administrata e Zonave të Mbrojtura, organizatat për mbrojtjen e mjedisit, shtëpia e Evropës dhe nxënës shkollash.

Kryebashkiaku i Mirditës,  Albert Mëlyshi, thotë se pyjet janë pasuri e madhe për këtë zonë, ndaj dhe po i kushtohet një vemendje e veçantë për t’i rigjeneruar dhe mbrojtur.

Parku Natyror i Munellës dhe zona përreth ka pësuar degradime të vazhdueshme përgjatë 30 viteve dhe marrja e masave parandaluese dhe rehabiltuese në pyje është një domosdoshmeri, thotë specialisti i mjedist, Aleksander Trajçe.

Rehabilitimi i pyjeve në parkun natyror të Munellës ka si qëllim rigjenerimin e habitateve në këtë zonë, ku jeton Rrëqebulli i Ballkanit, ndërsa korridori i Thirrës është mjaft i rëndësishem, pasi ndërlidh Malin e Zepës me Parkun e Munellës.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Vllaznia-Partizani, finalja e madhe e futbollit të vajzaveVllaznia-Partizani, finalja e madhe e futbollit të vajzave

Vllaznia-Partizani, finalja e madhe e futbollit të vajzave

Vllaznia – Partizani është ndeshja finale për titullin kampion të edicionit 2024/2025 në kampionatin e…

1 minute ago
Zyrtare: Edi Martini, trajneri i ri i VllaznisëZyrtare: Edi Martini, trajneri i ri i Vllaznisë

Zyrtare: Edi Martini, trajneri i ri i Vllaznisë

Vllaznia nuk humbet kohë. Pas largimit të trajnerit Thomas Brdariç, të cilit i mbaroi kontrata…

4 minutes ago
Shkodra Elektronike shkëlqen në Eurovision, kryetari i delegacionit të RTSH: Pritshmëritë në natën finale janë të mëdhaShkodra Elektronike shkëlqen në Eurovision, kryetari i delegacionit të RTSH: Pritshmëritë në natën finale janë të mëdha

Shkodra Elektronike shkëlqen në Eurovision, kryetari i delegacionit të RTSH: Pritshmëritë në natën finale janë të mëdha

Shqipëria po shkëlqen këtë vit në skenën e madhe të Eurovisionit, falë një paraqitjeje elektrizuese nga grupi…

6 minutes ago

Eurovision 2025, sonte Gjysmëfinalja e Dytë! Festivali ekskluzivisht në RTSH 1, Radio Tirana 1 dhe RTSH Muzikë

Gjysmëfinalja e Dytë e edicionit 69 të këngës europiane, Eurovision 2025, vjen sonte në orën…

12 minutes ago

Bisedimet e paqes në Stamboll – Putin nuk merr pjesë, tërhiqet edhe Zelensky

Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në bisedimet e paqes me Ukrainën,…

15 minutes ago

Moskonstituimi i Kuvendit, Osmani nis takimet me liderët politikë

Ndërsa Kuvendi mblidhet për vazhdimin e seancës së 16-të konstituive, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani…

17 minutes ago