Nis puna për projektin e “Zdrales” – Projekti pritet të transformojë krejtësisht këtë zonë

nis puna per zdralen

Prej disa ditësh ka nisur puna për transformimin e Zdrales një investim shumë i rëndësishëm  për qytetin e Shkodrës .

Aktualisht,  puna është përqëndruar në heqjen e pllakave të trotuareve dhe gërryerjen e asfaltit të rrugës, e cila pritet të kthehet në një pedonale.

Faza e parë e punimeve ka nisur  nga sheshi në Parrucë – rruga “Hamz Kazazi” e do të përfundojë  tek markata e peshkut.

Investim po bëhet nga  Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me  qeverinë shqiptare

Faza e parë e projektit parashikon rikonceptimin e sheshit pranë Xhamisë Parrucë. Rikualifkimin e pallatit te Zig-Zag-u duke i dhënë një pamje të re e kushte më të mira për zhvillim bizneseve të katit të parë.
Shtrimin me kalldrëm të rrugës dhe krijimin e ishujve të pushimit gjatë rrugës. Trajtimin e fasadave të ndërtesave private për  t’i dhënë një pamje sa më uniforme rrugës. Ky investim pritet të përfundojë pas 18 muajve.