Nis këtë vit vaksinimi i djemve 13 vjeç ndaj “Human Papiloma”. ISHP: I mbron nga disa sëmundje fatale seksualisht të transmetueshme

rovena daja

Nga 1 Janari, përveç vajzave tani edhe djemtë e moshës 13 vjeç u jepet mundësia të vaksinohen ndaj virusit “Human Papiloma”. Futja në kalendarin kombëtar të vaksinimit edhe të djemve sipas ISHP është një mundësi shumë e mirë për t’u mbrojtur ndaj këtij virusi që shkakton kancer të qafës së mitrës pasi djemtë janë bartës dhe infektues të këtij virusi.

“Kemi një fushatë të re vaksinimi sipas Kalendarit Kombëtar të Vaksinimit, jo vetëm vajzat por edhe për djemtë 13-vjeçar. Djemtë janë jo vetëm bartës të “HPV”, por janë dhe transmetues, ndërkohë që mund të sëmurën dhe vetë. Ata mund të kenë kancer ranal, kancer të faringsit dhe pikërisht për të gjitha këto pasoja që jepen te djemtë është mirë që edhe ata ta kryejnë këtë vaksinë ndaj “HPV”-së”, tha Rovena Daja.

Vaksina është 4 valente, cilësore  dhe po e njëjta që përdoret edhe në vendet e BE. Shpesh studentëve shqiptarë djem kjo vaksinë u kërkohet kur shkojnë të studiojnë në këto vende.

“Shpesh kur në lëvizim jashtë vendit për studime apo arsye të tjera, kjo vaksinë ju kërkohet dhe djemve dhe ata e aplikojnë. Prandaj duhet ta zbatojnë Kalendarin e Vaksinimit sepse në çdo lloj momenti kjo vaksinë do kërkohet si të gjithë vaksinat e tjera”, tha ajo.

Vaksina HPV ka patur një ecuri shumë të mirë . Sipas ISHP në total janë vaksinuar 45 mijë vajza. Kjo vaks9inë aplikohet në të njëjtën kohë me vaksinën e Difterisë-Tetanozit.