Nis faza e dytë e konkursit “Bilbilat e vegjël këndojnë” – Edicioni i 30-të pritet të ketë plot surpriza

bilbilat e vegjel

Nis faza e 2 e konkursit  “Bilbilat e vegjël këndojnë”  në QKF Kujtim Alija.

Përgjegjësi i artit, Ermir Zoga, shprehet se në këtë fazë pritet për të zbuluar talentet e reja.

“Bilbilat e vegjël këndojnë”  është një konkurs i rëndësishëm që i paraprin dhe Festivalit Mbarëkombëtar për Fëmijë në qytetin e Shkodrës.

 Ky vit shënon 30 – vjetorin e tij dhe drejtorja e kësaj qendre, Orjeta Kelaj, shprehet se ky edicion do të ketë edhe surpriza.

Ky konkurs do të zhvillohet në disa faza, ku në fazën finale do të zgjidhen bilbilat fitues.