Categories: LajmeRajoni

Nis censi në Mal të Zi, procesi i regjistrimit të popullsisë dhe banesave zgjat 15 ditë

Mali i Zi nisi të dielën regjistrimin e popullsisë, pronave dhe banesave. Nisja e procesit ishte paralajmëruar për 1 nëntor, por kabineti i ri qeveritar i Millojko Spajiç e shtyu atë deri në fund të nëntorit.

Censi nisi zyrtarisht më 3 dhjetor pas kërcënimeve të opozitës se do ta bojkotonte për shkak se komisionet e regjistrimit nuk përfshinin anëtarët e saj.

Javën e kaluar, qeveria dhe përfaqësuesit e opozitës në Mal të Zi nënshkruan një marrëveshje mbi regjistrimin, e cila parashikon zgjerimin e komisioneve të regjistrimit, mbikëqyrjen e të dhënave të mbledhura dhe ndalimin e partive që të zhvillojnë fushata në lidhje me regjistrimin.

Pyetjet rreth përkatësisë etnike dhe gjuhës e kthyen censin në një çështje politike, megjithëse Eurostat rekomandoi që këto çështje të liheshin jashtë tij.

Pyetja bazë që përdorin politikanët është se kush e përbën shumicën e popullsisë së Malit të Zi dhe cila gjuhë flitet nga numri më i madh i banorëve. Sipas regjistrimit të vitit 2011, 45% e popullsisë u identifikua malazeze, 29% serbe , 9 % boshnjake dhe 5% shqiptare. Për sa i përket gjuhës, 43% thanë se flisnin serbisht, 37% gjuhën malazeze dhe nga 5.5 % e saj flisnin shqip e gjuhën boshnjake.

Për shkak të çështjes së etnisë, fushata për regjistrimin gjatë tetorit ngjasonte me një fushatë zgjedhore, pasi partitë politike pro-serbe dhe Kisha Ortodokse Serbe u bënin presion qytetarëve që të identifikoheshin si serbë.

Regjistrimi i këtij viti mund të tregojë një popullsi dukshëm më të lartë, për shkak të numrit të madh të rusëve, ukrainasve dhe turqve që janë shpërngulur vitet e fundit në Mal të Zi. Sipas regjistrimit të vitit 2011, Mali i Zi kishte një popullsi prej 620 mijë banorësh.

Vlerësohet se mbi 100 mijë të huaj janë shpërngulur në këtë vend gjatë viteve të fundit, duke përbërë pothuajse 15% të popullsisë. Rezultatet e regjistrimit pritet të mësohen 6 muaj pas përfundimit të tij.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“OSBE-ODIHR bënë një vlerësim real”, Berisha: 11 Maji, farsë elektorale. Do e faktojmë në kancelaritë europiane dhe Kongresin e SHBA

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur qëndrimin e tij për mosnjohjen e rezultatit…

8 hours ago

Vllaznia shkarkon trajnerin Brdaric / Edmond Dibra: Pavarësisht zhgënjimit në finale, sezoni ishte pozitiv

Në finalen e madhe të “Abissnet Superiore”, e zhvilluar në “Arenën Kombëtare” të Tiranës, Vllaznia…

8 hours ago

Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë / Edicioni i 63-të do të mbahet me 30 dhe 31 maj, finalja më 1 qershor

Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë në Shkodër shënon këtë vit edicionin e 63-të, dhe…

8 hours ago

Displazia koksofemorale / Trajtimi tek të porsalindurit varet nga koha e zbulimit

Një ndër problemet ortopedike më të shpeshta tek foshnjat është Displazia koksofemorale. Mjeku ortoped, Besnik…

8 hours ago

Vijon numërimi i votave preferenciale / Në qarkun Shkodër për PD- ASHM kryeson Spahia, për PS kryeson Bilali dhe për PSD kryeson Brahimi

Numërimi i votave preferenciale në 6 ZAZ në Qarkun e Shkodrës, teksa vijon në 2…

9 hours ago

Numërimi në Malësi të Madhe / Drejtuesi politik i PS- së, Benet Beci, sheh nga afër ecurinë e procesit

Bashkia Malësi e Madhe  është e vetmja ku Partia Socialiste mori një fitore të plotë…

9 hours ago