Nis asfaltimi në hyrjen e Shkodrës – Avancon projekti 10 mln euro, punohet edhe për zgjerimin e urës së Bahçallëkut

asfaltimi hyrja e shkodres

Hyrja e qytetit të Shkodrës po ndryshon ndjeshëm, falë investimit strategjik prej 10 milionë eurosh, icili po zbatohet në segmentin rrugor nga Harku I Bërdicës deri te Ura e Bahçallëkut.

Aktualisht, puna po zhvillohet në tre fronte.

 Njëra anë e rrugës është në fazën e shtrimit me asfalt, ndërsa në dy segmentet e tjera po kryhen punime nëntokësore. Paralelisht, ka nisur edhe faza e vendosjes së pilotëve për ndërtimin e urës së re.

Tashmë, kur fluksi i qarkullimit të mjeteve është rritur ndjeshëm për shkak të sezonit, punimet janë organizuar në mënyrë që të shmanget sa më shumë bllokimi i trafikut.

Banorët dhe drejtuesit e mjeteve shprehen të kënaqur me ritmin dhe cilësinë e punimeve, duke e vlerësuar këtë projekt si një investim të domosdoshëm për qytetin.

Ky projekt është pjesë e një strategjie të gjerë për modernizimin e infrastrukturës rrugore në Shkodër, me synim përmirësimin e aksesit, sigurisë dhe cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët dhe vizitorët.

Përmes këtij investimi, Shkodra hedh një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit urban të qëndrueshëm dhe bashkëkohor.