Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike / Rrustemi: Paralajmëruam subjektet, në rast moszbatimi ndjekim masat

lirimi i hap pub

Aksioni kombëtar për lirimin e hapësirave publike po vijon edhe në qytetin e Shkodrës.

Në kuadër të këtij operacioni, një pjesë e bizneseve kanë nisur tashmë lirimin vullnetar të hapësirave të zëna, duke u përgjigjur pozitivisht thirrjes për t’i kthyer ato në shërbim të qytetarëve.

Policia Bashkiake ka vijuar me njoftimin zyrtar të të gjitha subjekteve për lirimin e hapësirave publike në mënyrë vullnetare.

 Në rast të moszbatimit, paralajmërohet ndërhyrje me masa të parashikuara nga ligji, deri në lirimin e plotë të tyre.

Ky aksion synon të rikthejë hapësirat publike në funksion të komunitetit, duke respektuar të drejtën e qytetarëve për të pasur ambiente të lira dhe të aksesueshme.