Nis afaltimi i rrugës Shirokë-Zogaj / Beci: Segmentet panoramike po marrin formën përfundimtare
Rruga panoramike Shirokë-Zogaj ka nisur të marrë formë, ndërsa në të po hidhen tashmë shtresat me asfalt.
Ka qënë kryebashkiaku Benet Beci i cili ka dhënë lajmin e mirë se tashmë Aksi Shirokë–Zogaj ka hyrë në etapat e fundit të punës.
Sipas kryebashkiakut Benet Beci i cili ka ndarë pamjet nga kantieri i punës po hidhet shtresa e asfaltit dhe segmentet panoramike po marrin formën përfundimtare.
Ky investim i rëndësishëm i jep Shkodrës një arterie të re zhvillimi, duke lidhur më fort zonat turistike dhe duke i krijuar zonës mundësi për më shumë për vizitorë dhe ekonomi shkruan Kryebashkiaku.
Banorët e Zogajve shprehen se po bëhet një punë kolosale, ndërsa vlerësojnë investimin që po realizohet t i cili sipas tyre do të lidhë dy vendet fqinje me një distancë më të shkurtër.
Ky hap i rëndësishëm premton përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së jetës për banorët e zonës dhe një shtysë të re për zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.
