Nikaj: Vllaznia ka nevojë për përforcime / Trajneri shkodran analizon sfidën ndaj Daugavpils dhe gjendjen e kuqebluve
Trajneri i njohur shkodran, Samuel Nikaj, ka analizuar paraqitjen e kuqebluve përballë letonezëve të Daugavpils në “Elbasan Arena”.
Sipas tij, në rezultatin zhgënjyes të sfidës së parë për Ligën e Konferencës ndikuan mungesat në formacion.
Trajneri Nikaj është i mendimit se kuqeblutë kanë nevojë për përforcime në repartin e sulmit.
Nëse Vllaznia do ta gjejë shpejt rrugën e rrjetës në ndeshjen e kthimit, kuqeblutë do të jenë më pranë kualifikimit, shprehet Nikaj.
Daugavpils-Vllaznia do të luhet më 17 korrik në Letoni duke nisur nga ora 17:00.
