Ngrohja në shkolla – Karafili: Shkolla jonë ka 250 nxënës dhe ngrohet me kaldajë

ngrohja kaldaje

Kjo është shkolla “Martin Camaj” në Shkodër.

Nxënësit e saj prej 3 vitesh ngrohen me kaldajë duke mos patur mungesë furnzimi në asnjë ditë

Për nxënësit, kjo mënyrë ngrohjeje është më e përshtatshme duke ofruar cilësi edhe në procesin mësimor.

Ngrohja kryhet edhe në institucione të tjera arsimore, ndërkohë që shqetësim mbetën 3 shkolla që ende ngrohjen e kanë me gaz në Shkodër, pavarësisht orientimit të Ministrisë së Arsimit që asnjë shkollë të mos  lejojë gaz.