Ngritja e bizneseve të reja / 48 sipërmarrës u mbështeten nga grantet e AKPA-s
48 sipërmarrës të rinj kanë çelur këtë fillimvit bizneset e tyre në qarkun Shkodër, të mbështetur nga Drejtoria Rajonale Punësimit.
Alfred Dopalaj është njëri prej tyre, i cili tashmë po formëson ëndrrën e tij për të patur një punishte qeramike.
Drejtorja e Zyrës Rajonale të Punësimit Shkodër, Rozafa Zmijani, tregon se interesi i të rinjve ka ardhur në rritje, ndërsa mbështetja këtë vit është dyfishuar.
Mbështetje të tilla kanë ndikuar në dëshirën e të rinjve për të patur sipërmarrjet e tyre, por nga ana tjeter duke frenuar edhe emigrimin masiv, veçanërisht në veri.
Gjatë 5 viteve, nga Zyra e Punës Shkodër janë mbështetur 159 sipërmarrës, ku 52% janë vajza, duke forcuar rolin e grave në zhvillimin ekonomik.
Sipas INSTAT, në qarkun Shkodër, vetëm gjatë vitit të shkuar janë çelur 859 biznese të reja.
