Ngërçi politik në Kosovë, konstituimi i Kuvendit dështon për të dymbëdhjetën herë

Deputetët e Kosovës kanë dështuar sërish për të konstituuar Kuvendin pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Edhe në këtë përpjekje të 12-të, kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk ka mundur të marrë numrin e votave të kërkuara. Nga 113 deputetë të pranishëm në seancë, 56 deputetë votuan pro, 1 kundër, ndërsa deputetët e partive tjera nuk morën pjesë fare në votim.
Procesi për konstituimin e Kuvendit në Kosovë kanë ngecur prej disa javësh tashmë, për shkak se Lëvizja Vetëvendosje nuk po siguron votat për kandidaturën e Haxhiut. Për disa parti parlamentare, ajo shihet si “figurë përçarëse”, ndërsa nga ana tjetër LVV nuk ka pranuar të bëjë propozim tjetër.
Ditë e djeshme (6 maj), LDK refuzoi ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje për koalicion, duke propozuar një qeveri tranzitore me të gjitha partitë.