Ngarkesë, kujtesë dhe identitet në “Load…” / Arben Elshani sjell një reflektim vizual mbi ngarkesën emocionale dhe psikologjike
Piktori nga Prishtina, Arben Elshani, erdhi para publikut shqiptar me një ekspozitë personale në Galerinë “Oda”në Shkodër, nën titullin “Load…”.
Ekspozita sjell një reflektim artistik mbi konceptin e ngarkesës në realitetin bashkëkohor, duke e trajtuar atë si proces fizik, emocional dhe psikologjik.
Mes të pranishmëve në ekspozitë ishte skulptori shkodran, Ferid Kola.
Ekspozita “Load…” e fton vizitorin jo vetëm të vëzhgojë, por të bëhet pjesë aktive e procesit interpretues, duke projektuar përvojat personale mbi veprat e ekspozuara.
Në këtë mënyrë, ekspozita pozicionohet si një hapësirë reflektimi kritik mbi marrëdhënien mes kujtesës, kohës dhe identitetit në ekzistencën moderne.

