Nga Londra në Milano e Stokholm, Eurovision feston 70-vjetorin me turin e parë live në Europë. Bashkon fansat në 10 qytete

Eurovision feston 70

Bashkimi Evropian i Transmetimeve (EBU) ka njoftuar nisjen e turit të parë zyrtar “Eurovision Song Contest Live Tour”, i cili do të udhëtojë nëpër Europë këtë verë për të shënuar 70-vjetorin e ngjarjes më të madhe të muzikës live në botë.

Ky koncert unik, i krijuar posaçërisht për vitin jubilar, do të sjellë së bashku artistë ikonë të Eurovision Song Contest dhe interpretuesit e vitit 2026, duke festuar trashëgiminë e konkursit, komunitetin global të fansave dhe shtatë dekada muzikë të paharrueshme.

Screenshot 5 9

10 artistë konkurrues nga Eurovision 2026, që do të mbahet në Vjenë, do të bashkohen me turin evropian duke nisur në qershor, por emrat e tyre do të konfirmohen nga EBU pas finales së madhe. Emrat e artistëve ikonë që do të performojnë në çdo qytet do të shpallen në javët e ardhshme, ndërsa në çdo qytet do të ketë edhe të ftuar surprizë.

Artistët do të interpretojnë këngët e tyre me të cilat kanë garuar në Eurovision si dhe versione të preferuara nga historia 70-vjeçare e Konkursit.

Datat e turit “Eurovision Song Contest Live Tour”

Qershor 2026

15 qershor – Londër, Mbretëria e Bashkuar – O2 Arena

17 qershor – Hamburg, Gjermani – Barclays Arena

19 qershor – Milano, Itali – Arena Milano

20 qershor – Cyrih, Zvicër – Hallenstadion

22 qershor – Antëerp, Belgjikë – AFAS Dome

23 qershor – Këln, Gjermani – Lanxess Arena

25 qershor – Kopenhagë, Danimarkë – Royal Arena

27 qershor – Amsterdam, Holandë – Ziggo Dome

29 qershor – Paris, Francë – Açor Arena

Korrik 2026

2 korrik – Stokholm, Suedi – Avicii Arena