Në Galerinë e Arteve të Shkodrës u zhvillua një takim inspirues me temën “Nga Ideja në Biznes – Si ta Komunikojmë dhe Tregtojmë një Vepër Arti”. Aktiviteti mblodhi kryesisht të rinj të apasionuar pas artit, si dhe disa nga emrat e njohur të artit pamor në Shkodër.
Referuesja e takimit, Manjola Lloja, theksoi rëndësinë e prezantimit të duhur të veprave artistike, duke theksuar se talenti nuk mjafton nëse arti nuk arrin te publiku.
Duke u bazuar në përvojën e saj si autore libri, Lloja thekson nevojën për të gjetur mënyra më efikase për promovimin dhe tregtimin e veprave artistike.
Takimi ishte pjesë e një cikli veprimtarish që kanë në qendër të rinjtë, organizuar nga Qendra Rinore Atelie në bashkëpunim me Qendrën Përhapje dhe Dialog.
Kjo iniciativë synon të ofrojë mbështetje dhe udhëzime praktike për të rinjtë, duke i ndihmuar ata të shndërrojnë pasionin e tyre në mundësi konkrete biznesi.
Java e 18-të, dhe njëkohësisht e fundit e kampionatit të rregullt në futbollin e vajzave,…
Me një takim të organizuar në sheshin para Bashkisë së Shkodrës, Partia Socialiste ka mbyllur…
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ted Kopliku, zhvilloi takimin përmbyllës me banorë të Rajonit…
Në Berdicë, ashtu si në të gjithë qarkun Shkodër, politikat diskriminuese të qeverisë Rama për…
Ekipi i kandidatëve të PS për qarkun Shkodër , sëbashku me drejtuesin politik, Benet Beci…
Rama po kërkon dhe njëherë tjetër t’i imponohet Shkodrës dhe ta gjunjëzojë atë me urrejtjen…
This website uses cookies.