Lajme

Nga 1 janari 2025, shoferët që bëjnë aksidente, do ta paguajnë më të lartë primin e sigurimit

Shoferët, të cilët do të bëjnë më shumë aksidente rrugore, do ta paguajnë më primin e sigurimit në shoqëritë e sigurimeve. Ndërsa do të ketë ulje për ata shoferë, të cilët nuk bëjnë aksidente. Skema e re nis nga zbatimi që në 1 janar 2025. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka përcaktuar kriteret për llogaritjen e skemës universale të sistemit “bonus-malus”, që do të zbatohet nga të gjitha shoqëritë e sigurimit që ofrojnë produktin TPL e brendshme në kategoritë B1 (autovetura) dhe B2 (furgona, mikrobusë).

Sistemi “bonus-malus” është një mekanizm i tarifimit në sigurimin e detyrueshëm MTPL, ku primi i zbatuar do të varet nga historiku i dëmeve apo eksperienca e drejtimit të automjetit nga ana e të siguruarit. Ky sistem penalizon ekonomikisht, me rritjen e primit të siguruarin përgjegjës për një ose më shumë aksidente të shkaktuara/raportuara gjatë periudhës së sigurimit.

Në anën tjetër, sistemi favorizon me ulje të çmimit të primit të sigurimit shoferët të cilët nëse gjatë periudhës së konsideruar nuk kanë shkaktuar asnjë dëm. AMF ka shtuar si faktorë risku edhe qarkun ku është regjistruar automjeti, duke i konsideruar me risk të ulët qarqe si Berati, Dibra apo Kukësi, ndërsa qarqet e tjera do të jenë me koeficient “1”.

Megjithatë, sipas kësaj rregulloreje, faktorët e riskut mund të shtohen në varësi të vlerësimit që do të bëjë secila kompani sigurimi. Faktorët e riskut janë: historiku i dëmeve; fuqia motorike; mosha e drejtuesit; eksperienca në drejtim; përdoruesi, individ/subjekt; qarku ku është regjistruar automjeti; vjetërsia e automjetit.

Referuar të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare zbatimi i sistemit “Bonus-Malus” ka dhënë efekte në uljen e numrit të aksidenteve, mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe garantimin e një çmimi më të drejtë në policat e sigurimit TPL.

Në aspektin social, me aplikimin e sistemit “Bonus-Malus” synohet ndërgjegjësimi i publikut për një drejtim sa më të kujdesshëm të automjetit, por edhe rritje e cilësisë së shërbimit të sigurimeve kundrejt konsumatorëve. Nga ana teknike procesi është më transparent dhe përfshirja e formulave matematikore e bën atë një mekanizëm të drejtë, të besueshëm dhe sipas meritës. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Inter, Inzaghi: Të kufizojmë Yamal. Lautaro? Do e vlerësojmë me stafin

Është prag Inter-Barcelona, një ndeshje që mund të vlejë një sezon për zikaltërit. Ndeshja e…

16 hours ago

Trump: Putin duhet të heqë dorë nga e gjithë Ukraina

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se liderët evropianë i kanë kërkuar që të bindë…

16 hours ago

Nisin në Londër festimet për 80-vjetorin e Ditës së Fitores ndaj Gjermanisë naziste

Me një paradë madhështore ushtarake, që nisi nga sheshi i Parlamentit dhe përfundoi pranë Pallatit…

16 hours ago

Inter-Barcelona, rekord të ardhurash nga “San Siro”

Inter-Barcelona do të jetë një ngjarje historike jo vetëm në fushë, por edhe në bilance.…

18 hours ago

Precedentët, Bajerni festoi titullin nga “divani” për herë të katërt në histori

Ditën e djeshme Bajerni festoi titullin e 34-rt në histori, por ky triumf nuk u…

18 hours ago

“Final Four” për vajza, nesër hidhet shorti i gjysmëfinaleve

Vllaznia, Gramshi, Apolonia dhe Partizani janë katër ekipet që do të luajnë në “Final 4”,…

18 hours ago