Categories: AktualitetLajme

Neuropsikiatri Preçi: Alma s’kishte probleme me shëndetin mendor, por me ankthin

Aludimet nga familjarë të bashkëshortit të Alma Arrazit se ajo merrte medikamente antidepresive i ka dhënë përgjigje neuropsikiatri Gjon Preçi, në Psikiatrinë komunitare Shkodër.

Ai tha se Alma Arrazi nuk vuante nga probleme të shëndeti mendor dhe nuk kishte një kartelë në këtë institucion, por se ajo mjekohej për çrregullim të humorit me ankth. Ai tha se mjekimet për ankthin nuk përfshihet tek çrregullimet mendore dhe se nuk përbejnë rrezik për veten dhe të tjerët.

“Interesimit të mediave dhe publikut i jam përgjigjur duke thënë se me kalimin e kohës kanë dalë të dhëna plotësuese. Nuk ka qenë paciente me probleme të shëndetit mendor. Para pak vitesh ka marrë shërbim për çrregullim të humorit me ankth. Nuk ka qenë paciente me probleme madhore psikiatrik se po të ishte e tillë do ndiqej nga ne dhe do kishte kartelë dhe do trajtohej. Ajo ka marrë një shërbim për një problem të caktuar siç mund të marrë çdo kush dhe nuk ka qenë paciente kronike me probleme madhore të shëndetit mendor. Patjetër që ka gjithmonë zhvillime të papritura por dy vjet më përpara që kam patur një kontakt më të nuk e di se si janë zhvilluar gjërat tek ajo dhe nuk është konfirmuar nga shërbimet tona se mund të ketë patur probleme që e kanë çuar drejt atij vendimi. Para dy vitesh ka marrë shërbimin e fundit dhe këtë ma kanë kujtuar familjarët sepse unë nuk e mbaj mend si paciente. Mjekimi që ka patur nuk ka qenë i karakterit të një sëmundshmërie kronike. Duhet që të kalojë një periudhë e caktuar që një person të quhet kronik”, tha Preçi.

Megjithatë neuropsikiatri sqaron se takimi fundit me Almën ka qenë para dy vitesh. Preçi shtoi se mjekimi që ka marrë e ndjera nuk ka qenë i karakterit të një sëmundshmërie kronike, prandaj ajo nuk është regjistruar si paciente për t’u trajtuar.

“Nëse ka ankth, pagjumësi apo të tjera si këto dhe fakto se ka një recetë nuk presupozohet se ka qenë me një paaftësi të rëndë rreziku për veten apo të tjerët. Në gjithë botën tentohet t’i fshihet dokumentacioni zyrtar për një shërbim të caktuar kur nuk është kronik, kjo edhe nga rreziku i stigmatizimit në shoqëri ku mund t’i thonë “ik se je i marrë, apo e marrë”. 50% apo 60% e rasteve nuk dokumentohen në gjithë botën dhe kjo është statistikë. Ne i regjistrojmë në raste të tjera kur kërkojnë të punësohen, për një biznes apo kërkesa të tjera atëherë ne i themi prit se ka këtë kusht. Natyrisht që palët paraqesin në gjykatë dokumente që mendojnë se vlejnë. Kam patur një telefonatë nga prokurori dhe i kam thënë më jep kohë sa ta sqaroj dhe në bisedat me stafin tim nuk është konfirmuar si person i regjistruar dhe i trajtuar nga ana jonë dhe ja kam dhënë këtë përgjigje”, tha Preçi.

Vetëmbytja në lumin Buna të Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj të mitur shokoi të gjithë opinionin publik në vend. Trupat e tyre u gjetën pas 3 ditë kërkimesh në lumin Buna, ndërsa Alma dhe dy fëmijët e mitur do të përcillen sot për në banesën e fundit.

Sipas prokurorisë dyshohet se Alma u vetëmbytë më fëmijët e mitur për shkak të dhunës psikologjike që ka ushtruar në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorti i saj Erdgys Arrazi, i cili ndodhet në burg.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Topalli: Vota e diasporës një eksperiencë historike, por procesi në Greqi është cenuar rëndë

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për votën e diasporës, Jozefina Topalli, deklaroi në një intervistë…

5 hours ago

Barça fiton një El Clasico të çmendur dhe hipotekon titullin

Java e 35-të e La Ligës mbyll praktikisht duelin për titull në Spanjë. Barcelona fiton…

7 hours ago

Berisha: Askush nuk mund të ndikojë në vullnetin e sovranit, KZAZ të zbatojë ligjin

Pak pas mbylljes së procesit të votimit, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një…

8 hours ago

Celibashi thirrje partive: Tregoni qetësi dhe vetëpërmbajtje! Nesër shpallet rezultati i votimit elektronik në Vorë dhe njësinë 10 në Tiranë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për shtyp pas përfundimit të procesit…

8 hours ago

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit

Në orën 19:00 është mbyllur zyrtarisht votimi për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Sipas…

10 hours ago

Topalli: Votoni, sepse është mundësia dhe e drejta juaj

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën Jozefina Topalli i ka bërë thirrje qytetarëve që…

11 hours ago