Negociatat për paqen-Zelensky: Më 28 dhjetor takohem me Donald Trump në Florida

Donald Trump në Fl

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se do të takohet me presidentin e SHBA-së Donald Trump më 28 dhjetor në rezidencën Mar-a-Lago në Florida.

Qëllimi kryesor i takimit është diskutimi dhe finalizimi i një plani paqeje për të përfunduar luftën me Rusinë.

Plani, i quajtur shpesh si plan me 20 pika, është aktualisht 90% i gatshëm. Ekipet ukrainase dhe amerikane kanë përgatitur draftet fillestare të dokumenteve.

Takimi në nivel liderësh do të trajtojë çështje që nuk mund të zgjidhen në nivel këshilltarësh, duke përfshirë garancitë e sigurisë për Ukrainën, rindërtimin e vendit dhe bazën e një plani për zgjidhjen e luftës.

Zelensky theksoi se nuk fokusohet te “dëshirat” e Moskës, por nëse Rusia refuzon, kjo do të thotë se presioni ndërkombëtar nuk është i mjaftueshëm – diçka që dëshiron ta diskutojë me Trumpin.

Ai është në kontakt të vazhdueshëm me liderët e BE-së për përfshirjen e tyre, ndoshta online për shkak të afateve.

Më 25 dhjetor, Zelensky raportoi për një bisedë të mirë me përfaqësuesit e Trumpit, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, ku diskutuan detaje të rëndësishme të punës, me pjesëmarrjen edhe të delegacionit ukrainas nga negociatat në Majemi.

Ky zhvillim vjen pas negociatave intensive muajt e fundit dhe shënon një përpjekje të re për të arritur paqe para Vitit të Ri.