“Në zaman të asaj furie” – Romani i shkrimtarit Marçel Hila bazohet në historinë e këngës shkodrane

marcel hila

“Në zaman të asaj furie”, kënga e njohur shkodrane frymëzoi shkrimtarin Marçel Hila për romanin më të ri, me të njëjtin titull.

 Ngjarjet vendosen në Shkodrën e shek. XIX dhe në qendër të tyre kanë historinë e trazuar të një dashurie për shkak të rrethanave të kohës në të cilën ndodhin.

 Romani është i pasur në dialogje, të cilat zhvillohen në dialektin gegë.

Autori tregon arsyet e përzgjedhjes së kësaj kënge për t’i kushtuar një libër të tërë.

Mesazhi i dashurisë që i duhet të kalojë përmes dhimbjes është ai që kërkon të sjell Hila për lexuesit.

Promovimi i librit “Në zaman të asaj furie” u zhvillua në Bibliotekën “Zoja e Shkodrës. Takimi pati pjesëmarrjen e figurave intelektuale nga letërsia dhe muzika.

 Ky është romani i dhjetë për shkrimtarin Marçel Hila.