Në Vatikan promovohet kultura arbëreshe, Gonxhja: Trashëgimia, dëshmi e identitetit shqiptar në Europë

Në Vatikan promovohet kultura a

Në Vatikan, u zhvillua një aktivitet i posaçëm kushtuar Ditës Kulturore të Arbëreshëve, ku u nderua trashëgimia e çmuar e komuniteteve arbëreshe në Itali.

Ngjarja u organizua me nismën e Përfaqësisë Shqiptare pranë Selisë së Shenjtë dhe Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës, duke mbledhur së bashku kryebashkiakë të zonave arbëreshe, konsuj, ambasadorë, studiues dhe personalitete akademike.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur pjesëmarrjen e tij në këtë aktivitet përmes një statusi në rrjetet sociale, ku theksoi rëndësinë e promovimit të trashëgimisë arbëreshe si një dëshmi e fortë e rezistencës, identitetit dhe kontributit shqiptar në hapësirën europiane.

Në fjalën e tij, Gonxhja e cilësoi këtë ngjarje si një moment të veçantë për promovimin e trashëgimisë arbëreshe:

Një nder i veçantë të jemi së bashku për të nderuar dhe promovuar trashëgiminë e çmuar Arbëreshe, një ndër dëshmitë më të forta të rezistencës, identitetit dhe kontributit shqiptar në hapësirën europiane.”

Ai theksoi se Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit po vijon punën përmes projekteve të reja kulturore që synojnë forcimin e urave të kujtesës dhe bashkëpunimit, si dhe rritjen e pranisë kulturore shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Me projekte të reja kulturore, si Qendra Kulturore Shqiptare në Itali, dosieri për ‘Motin e Madh të Arbëreshëve’ në UNESCO dhe krijimi i Muzeut Kombëtar Arbëresh, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit po vijon punën për forcimin e urave të kujtesës, bashkëpunimit dhe së ardhmes për të promovuar kulturën shqiptare dhe për të rritur praninë tonë kulturore në arenën ndërkombëtare.”

Në përmbyllje, ministri Gonxhja nënvizoi rëndësinë e ruajtjes dhe pasurimit të trashëgimisë arbëreshe si pjesë e pandarë e identitetit europian:

Së bashku në këtë mision fisnik, ruajtjen dhe pasurimin e trashëgimisë sonë si pjesë e pandarë e identitetit europian.

594548522 1437230905069116 996294104524257496 n
594562397 1437230548402485 7088960146764761671 n
594566275 1437230571735816 9124812383536004842 n
image 61
image 62
image 64
image 63
image 60
image 67
image 68
image 69
image 65
image 66
image 76
image 74
image 72
image 77
image 75
image 71
image 70
image 73