masssafra 511
Kisha Katolike përkujton dhe kremton çdo vit Martirët e Lum shqiptarë ku në katedralen “Shën Shtjefni” të Shkodrës ishte Arqipeshkvi Metropolit i Dioqezës Shkodër-Pult Angelo Massafra që mbajti liturgjinë e shenjtë të Meshës Pontifikale Solemne për Festën e Martirëve. Para besimtarëve, duke iu referuar fjalës së fundit para pushkatimit, Imzot Massafra theksoi rëndësinë e faljes duke e lidhur me shoqërinë e sotme.
Aktivitetet e Arqipeshkvisë në përkujtim të Martirëve të Shqipërisë nisën një ditë më parë me kremtimin e Natës së Martirëve. Për shkak të kushteve atmosferike në Shkodër, proçesioni me figurat e Martirëve në rrugët e qytetit u zhvendos brenda në katedralen “Shën Shtjefni”.
Këta martirë të Kishës katolike, që nga diktatura komuniste në Shqipëri u persekutuan ndonëse të pafajshëm, u torturuan dhe u vranë, e ndjenin praninë e Krishtit, u shpallën të lum në Shkodër më 5 nëntor të vitit 2016, me një Meshë solemne kremtuar në Kishën Katedrale të Shën Shtjefnit, kryesuar nga prefekti i atëhershëm i Kongregatës së Vatikanit për Çështjen e Shenjtorëve, kardinali Angelo Amato.
Ishte vetë Papa Françesku ai që nënshkroi më 26 prill 2016 Dekretin zyrtar që u njihte martirizimin atyre, të cilët i pati parë në fotografitë e varura mbi bulevardin e kryqytetit “Dëshmorët e Kombit”, më 21 shtator 2014, gjatë vizitës së tij papnore njëditore në Tiranë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të sotëm…
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka njoftuar zyrtarisht…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryesoi delegacionin shqiptar që mori pjesë në Vatikan në ceremoninë…
Amortizimi i rrjetit elektrik në fshatin fshatin Kuç të njësisë administrative Guri i Zi në…
Ura e Mesit, monumenti i kulturës me vlera të mëdha historike, vijon të tërheqë turistë…
Shkodra do të përfaqësojë sërish Shqipërinë në një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare për…
This website uses cookies.